05 Maj 2024

Nënshkruhet marrëveshja për ripranim me Republikën e Kroacisë

Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi dhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kroacisë, njëherësh zëvendëskryeministër, z. Ranko Ostrojiq, nënshkruan sot në Zagreb Marrëveshjen për Ripranim të personave me qëndrim të paautorizuar.

Ministri Rexhepi fillimisht uroi homologun e tij kroat për anëtarësimin e Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe theksoi se Republika e Kroacisë është model për Ballkanin Perëndimor të cilin duhet ndjekur të gjitha shtetet e rajonit për realizimin e aspiratave të tyre për anëtarësim në familjen Evropiane.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të riatdhesojë çdo shtetas të saj, i cili është duke qëndruar në mënyrë të parregullt në shtetet tjera. Ne në vazhdimësi u kemi thënë qytetarëve tanë që koha e azilit ka përfunduar dhe këto marrëveshje janë dëshmi e mirë që tregojnë se jemi të përkushtuar të adresojmë këtë çështje”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa ministri Punëve të Brendshme i Kroacisë, Ranko Ostrojiq, theksoi se Qeveria e Republikës së Kroacisë, tash edhe si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Republikën e Kosovës në procesin e integrimit Evropian dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Të dy ministrat u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë që kanë pasur qeveritë e dyja vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunim policor.

Ministri Rexhepi gjatë qëndrimit në Kroaci, vizitoi edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kroacisë, z. Vlado Dominić.

Me nënshkrimin e marrëveshjes për ripranim me Kroacinë, numri i përgjithshëm i marrëveshjeve të kësaj natyre arrin në 19, që njëkohësisht paraqet një hap shumë të rëndësishëm drejt zbatimit të kritereve për liberalizim të vizave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)