Nënshkruhet marrëveshja për parandalimin e fatkeqësive natyrore
Prishtinë, 21 shtator - Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" - See Urban" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”.
Qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndër-Komunal për Ripërtëritjen nga Fatkeqësitë, është zbutja e dëmit potencial të fatkeqësive natyrore për qytetarët, infrastrukturën dhe mjedisin; përmes integrimit të praktikave të reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë në nivel komunal.
Autoritetet lokale do të punojnë për të ndërtuar bashkëpunim të mëtejshëm me njëri-tjetrin, por edhe me në nivelin qendror të Kosovës.
Partnerët kryesorë të projektit në Kosovë janë zyra e UNDP-së, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës.
Donatorët e projektit janë UNDP, Bashkimi Evropian dhe Ndihma Humanitare dhe Mbrojtja Civile/ECHO.
Folës në këtë ngjarje janë: Znj. Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Libor Chlad, Zëvendësshefi i Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Beqir Fejzullahu, Zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Gjergj Beka, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë kryetarët dhe nënkryetarët e komunave të lartpërmendura.