12 Janar 2025

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës e Shqipërisë

Prishtinë, 26 nëntor - Në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë që u mbajt sot në qytetin e Pejës, u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve-lejeve të drejtimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Isa Xhemajlaj dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Republikës së Shqipërisë, z. Damian Gjiknuri.

Përmes kësaj marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë në rrugë, si dhe për të lehtësuar qarkullimin rrugor në territoret e të dyja Palëve Kontraktuese.

Në bazë të marrëveshjes, palët kontraktuese njohin reciprokisht zëvendësimin, konvertimin e patentë shoferëve/ lejeve të drejtimit të vlefshme, të lëshuara nga Autoritetet Kompetente të palës tjetër kontraktuese, në pajtim me legjislacionin e tyre të brendshëm, në favor të mbajtësve të patentë shoferëve/ lejeve të drejtimit, të cilët kanë fituar të drejtën e vendqëndrimit të ligjshëm/ rezidencën normale në territorin e vendit të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)