18 Janar 2025

Nënshkruhen procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar Vërmicë-Morinë

Prishtinë, 7 korrik - Sot në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë, nga dy drejtorët e Përgjithshëm, atij të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe të Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar, në PKK Vërmicë-Morinë, në territoret respektive.

Këto procedura janë bërë me qëllim që të thjeshtëzojnë dhe të shpejtojnë kalimin e kufirit duke zbatuar kontrollin e plotë kufitar hyrje dalje nga secila palë, duke vendosur kabinat e përbashkëta, në dalje për palën kosovare në PKK Morinë dhe për palën shqiptare në Vërmicë.

Gjatë kalimit të kufirit do të zbatohet parimi i kontrollit kufitar në ndalje dy kontrolle.

Kjo procedurë, pra lehtëson dhe shpejton kalimin e kufirit, por në të njëjtën kohë garanton siguri në kontrollin kufitar dhe zbaton standardet e kontrollit kufitar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)