Nenad Djuriçit, bashkëpuntor i kriminelit serb Veselinoviqi
Veselinoviq po gjykohet në Beograd, e Prishtina Nenad Djuriçin pos që e ka rikthyer në punë, e ka avancuar në pozitën e drejtorit të policisë rajonale.
Pas dy vjetësh largimi nga Policia e Kosovës për shkak të thyerjes së zinxhirit komandues, moszbatim urdhrash dhe përfshirje në krim, Nenad Djuriç tash është emëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në pozitën e ushtruesit të detyrës për Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri.
Djuriç, ish komandant i Stacionit Policor në Zveçan, do të ketë për detyrë funksionalizimin e Drejtorisë së Policisë së Kosovës në atë pjesë, që prej një dekade ka pasur probleme operimi.
Koha Ditore, ka një dosje të inteligjencës së EULEX-it dhe Njësisë për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së Bashkimit Evropian, një pjesë e së cilës dokumenton përfshirjen në krim të organizuar dhe mosbindje ndaj autoriteteve të Prishtinës të Nenda Djuriçit."
Në të përmendet mundësimi i kontrabandës, pagesat për pushime, e darkat që Nenad Djuriç kishte pasur me Zvonko Veselinoviqin pas shërbimit që kishte kryer për grupin e tij krimin.