Nehat Thaçi do të vazhdojë detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës
Prishtinë, 3 nëntor - Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit pas lirimit të nënkolonel Nehat Thaçi Policia e Kosovës ka njoftuar se nënkolonel Nehat Thaçi do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike.
"Në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për tiu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb", thekson Policia.