18 Janar 2025

Nehat Mustafa vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore

Prishtinë, 13 prill - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar kundër Narkotikëve, z. Nehat  Mustafa vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore , ku u prit nga drejtori Dr. Arsim Gerxhaliu.

Gjatë këtij takimi, z. Mustafa njoftoi për së afërmi z. Gerxhaliu mbi aktivitetet që janë duke u zhvilluar me qëllim të përmbushjes së objektivave që ka paraparë Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës  kundër Narkotikëve dhe Plani i Veprimit 2012 – 2017. Me theks të veçantë u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional, ku Instituti i Mjekësisë ligjore do të luaj një rol të rëndësishëm, sidomos kur janë në pyetje rastet me fatalitet të rëndë si pasojë e mbi dozimit.

Drejtori Gerxhaliu vlerësoi lart punën që tani është duke u bërë nga ana e Koordinatorit Kombëtar, duke theksuar se është hera e parë që i kërkohet të jetë pjesë e grupit punues për realizimin objektivave të strategjisë. Gjithashtu, Dr. Gerxhaliu njoftoi më për së afërmi Zv. Ministri  Mustafa me sfidat me të cilat po përballet Instituti i Mjekësisë Ligjore, por pavarësisht kësaj premtoi se do të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë për çështjet që kanë të bëjnë me strategjinë në fjalë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)