Nehat Idrizi merr detyrën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Prishtinë, 8 mars - Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), është mbajtur akti i pranim-dorëzimit të detyrës së kryesuesit, ku Enver Peci, kryesues i deritanishëm ka bërë dorëzimin e kësaj detyre tek kryesuesi i zgjedhur Nehat Idrizi.
Me këtë rast, Peci i uroi kryesuesit të ri Nehat Idrizi suksese dhe punë të mbarë.
Nga ana tjetër, kryesuesi i ri Idrizi, falënderoi Peci për angazhimin e tij të deritashëm për punën dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar. Gjithashtu, ai premtoi se do të punojë në të mirë të gjyqësorit.
Enver Peci do të vazhdoi punën e tij si gjyqtar në gjykatën Supreme të Kosovës.