Negociatat për Gjykatën Speciale në ngërç
Prishtinë, 8 maj - Procesi i finalizimit të Projektligjit për Gjykatën Speciale ndodhet në ngërç.
Ekipi Teknik ka vendosur të mos negociojë me Brukselin zyrtar përmbajtjen e këtij dokumenti, pa vendimmarrjen paraprake të Grupit Politik përkitazi me 11 çështje të ngritura dy javë më parë, shkruan Koha Ditore.
Një delegacion i Bashkimit Evropian ka qëndruar të mërkurën në Kosovë me qëllimin për të folur rreth përmbajtjes së Projektligjit për dhomat e specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar.
Për të nuk janë informuar mediat. Ka zhvilluar një takim me Ekipin Teknik. Por takimi nuk ka zgjatur më shumë se gjysmë ore.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili drejton këtë ekip, ka konfirmuar arsyet e mosnegocimit të përmbajtjes së Projektligjit.
/Koha Ditore/