Në Zubin Potok serish bllokada rrugëve
Mitrovicë, 31 maj - Përfaqësues të një shoqate të ndërmarrësve në Zubin Potok, kanë vendosur që prej sot, për një orë, ti bllokojnë tërësisht rrugët në rajon.
Ata thonë se kërkojnë lirimin nga arresti të Jevro Panteliqit, të cilin EULEKS-i e mbanë në ndërlidhje me vepër të krimit të organizuar.
Serbët thonë se ai është arrestuar ngase nuk dëshiron ti paguaj tatimet e shtetit të Kosovës, të cilin serbët nuk e njohin.
Për vendimin tonë do ti njoftojmë përgjegjësit në KFOR, EULEKS dhe në policinë e Kosovës, dhe do të paralajmërojmë se do ta vazhdojmë bllokadën derisa të mos plotësohet kërkesa jonë, tha Ratomir Bozhoviq, nga shoqata e përmendur.
Agjencia Beta raporton se qytetarët dhe ndërmarrësit e kësaj ane, tash e 13 ditë, protestojnë për arrestimin e Panteliqit.