Në vitin 2015 në Mitrovicë janë lëshuar 87.893 dokumente
Mitrovicë, 20 janar - Shërbimi i gjendjes civile në administratën e Komunës së Mitrovicës, edhe gjatë vitit që lamë pas, ka bërë punë të madhe dhe efikase në ofrimin e shërbimeve për qytetarë.
Ky shërbim, gjatë vitit 2015 ka arritur që me sukses të ofroj të gjitha shërbimet e kërkuara, duke lëshuar një numër rekord mjaftë të madh të të dokumenteve prej 87.893 sosh.
Shefi i shërbimit, Afrim Voca, ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar, punëtorët e tij kanë lëshuar 47.140 ekstrakte nga certifikatat e lindjes, 16.503 certifikata të lindjes, 7.467 certifikata të martesës, 6.190 certifikata të bashkësisë familjare, 3.846 certifikata të vendbanimit, 2.871 certifikata të gjendjes martesore, 2.066 certifikata të vdekjes, 1.001 certifikata të shtetësisë dhe 809 vërtetime nga arkivi.
Voca ka bërë të ditur po ashtu, se numri i qytetarëve, të dhënat e të cilëve kanë kaluar në regjistrin qendror gjatë vitit 2015 është 17.195.
Modernizimi i shërbimit dhe aftësimi i kuadrit, ka bërë që shërbimet këtu të jenë efikase dhe që më të mos ketë tollovi të qytetarëve. Kësaj ui ka kontribua edhe zgjatja e orarit të punës të ëktij shërbimi, pasi që punëtorët punojnë deri në ora 19:00, ka thënë Voca.
Edhe qytetarët, janë shprehur të jenë të kënaqur me efikasitetin e punëtorëve të administratës, pasi që ata në kushte dhe rrethana normale, presin vetëm pak minuta për të marrë dokumentin e duhur, përveç në rastet kur ata vet nuk i kanë dokumentet në rregull apo u mungon ndonjëri prej tyre.