17 Maj 2024

Në vitin 2013 janë shkurorëzuar 1040 qifte bashkëshortore

Prishtinë, 17 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2013”.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas  bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2013 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1040 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2013 janë shkurorëzuar 1040 qifte bashkëshortore, ku 85.9% e të shkurorëzuarve janë femra me përkatësi etnike shqiptare, kurse 95.5% janë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i parë me 12.5%, kurse më shumë se një vit dhe viti i dytë është 10.8% e të shkurorëzuarve etj.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 25-29 vjeçare me 239 shkurorëzime ose 23.0% dhe te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 257 ose 24.7%.  

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri  i femrave të kësaj kategorie është 554 ose 53.3%, kurse e meshkujve 615 ose 59.1%.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 62.1%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 14.0% dhe me një fëmijë me 11.3%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)