Në veri të Kosovës ka qetësi dhe tension
Prishtinë, 23 korrik - Siguria në katër komunat në veri të Kosovës po shkon më së miri. Kështu ka theksuar komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer në një intervistë për gazetën serbe Novosti.
Sipas tij, momentalisht në Kosovë mbizotëron një situatë e qetë dhe e qëndrueshme, përjashtuar veriun ku ka qetësi dhe tension njëkohësisht.
KFOR-i nuk do të përzihet në proceset politike dhe në zbatimin e rendit e të ligjit, për të cilat janë përgjegjëse Policia e Kosovës dhe e EULEX-it, por do të ndërmarrim aksion nëse cenohet siguria.
Krahasuar me vitet 1999-2000 kur KFOR-i kishte 50 mijë ushtarë, ai ka aktualisht në Kosovë rreth 5000 ushtarë, gjë që tregon përmirësim të situatës, ka thënë Halbauer.