05 Maj 2024

Në veri situata më qetë, por e brishtë

Mitrovicë, 25 mars - Situata në veri të qytetit gjatë javëve të fundit është me e qetë, mirëpo kërkon vëmendje të shtuar nga të gjithë.

Kështu u vlerësua të hënën në Komitetin e Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës dhe ku marrin pjesë  edhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, theksoi se situata është më e qetë, mirëpo kërkon përkushtim të të gjithëve që ajo të ruhet.

“Vlerësojmë se koordinimi i veprimi ndërmjet institucioneve si dhe kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarë janë shumë të nevojshme për menaxhimin e situatës”.

Në këtë kontekst, ai përmendi vizitën që ka zhvilluar javën e kaluar në veri dhe ku është takuar me qytetarë të shumtë  të të gjitha komuniteteve.

“Kemi takuar shumë qytetarë me qëllim që t’i  informojmë dhe t’ua bëjmë me dije se bisedat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po bëhen me qëllim të normalizimit të situatës dhe se vendimet do të jenë në të mirë lirisë së lëvizjes, sigurisë dhe rendit”.
  
Për gjendjen e sigurisë foli edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i cili theksoi se shqetësuese mbeten shpërthimet që kanë ndodhur së fundi në afërsi të stacionit policor në Leposaviq dhe së fundi atij në Zveçan.

 “Sulmet ndaj organeve të rendit janë sulme ndaj shtetit dhe lirisë së Kosovës”, tha ai.

Bala shtroi në këtë takim edhe nevojën për mbështetje nga KFOR-i për rregullimin e rrugës malore për në fshatrat shqiptare të Leposaviqit.

“Katër mbikalimet që kanë qenë në atë rrugë janë shkatërruar nga reshjet e fundit dhe rruga është e pakalueshme”, tha ai

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)