Në veri mund të qarkullojë vetëm KFOR-i
Mitrovicë, 25 tetor - Përfaqësuesit e serbëve të komunave veriore, kanë përfunduar takimin, ku është diskutuar për barrikadat e vendosur atje.
Pas takimit mësohet se kryetarët e katër komunave, kanë arritur marrëveshje për lirimin e disa rrugëve për qarkullim vetëm të KFOR-it.
Ndërsa EULEX-i, sipas serbeve mund të qarkulloj në veri vetëm në rast se nuk i bartë doganieret dhe policëët e Kosovës në pikën 1 dhe 31.
Po ashtu është berë e ditur se nesër në orën 14, serbët e veriut pritet të takohen me përfaqëues të KFOR-it dhe EUELX-it, për të parë nëse do të mund të arrihet ndonjë marrëveshje me kushtet të cilat i kanë vendosur sot.
Ndërkaq, KFOR-i bëri të qartë se për këtë mision nuk është i pranueshëm asnjë kusht në lidhje me lirinë e lëvizjes.
\"Liria e lëvizjes për të gjitha palët nënkupton liri për të gjitha organizatat ndërkombëtare, sikurse edhe për gjithë popullin e Kosovës\", - kjo duhet të arrihet, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki.