23 Dhjetor 2024

Në veri ku ka qenë përgjegjës UNMIK-u ende është kaos

Mitrovicë, 12 tetor - Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, ka pritur të martën në takim ambasadorin italian në Kosovë, Michael Giffoni, njëherit edhe përfaqësues i BE-së për veri, me të cilin bisedoj për gjendjen në Mitrovicë.

Nënkryetari Haziri, tha se gjendja e sigurisë mbetet e brishtë, përkundër shtimit të masave të sigurisë. Ai tha se duhet veprime konkrete dhe energjike për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit.

Në takim u bisedua edhe rastin e shtëpisë së Musa Behramit në Vidimiriq, për të cilën administrata e UNMIK-ut në veri ka kërkuar që të rrënohet në mungesë të lejes së ndërtimit. Ambasadori Giffoni e ka vënë theksin në rëndësinë e legalizimit të pronës në mënyrë që të evitohet çfarëdo problemi.

Në anën tjetër, nënkryetari Haziri, ka thënë se ajo shtëpi është e ndërtuar jashtë zonës urbane dhe kërkesat e UNMIK-ut për rrënimin e saj janë të papranueshme.

“Në veri ku ka qenë përgjegjës UNMIK-u për vendosjen e rendit dhe ligjit ende është kaos. Atje veprojnë strukturat paralele serbe. Grupet kriminale kanë operuar lirshëm vazhdimisht. Automjetet qarkullojnë pa targa dhe pa sigurim. Tani UNMIK-u tenton që vëmendjen ta kthej në këtë shtëpi, pronarin e të cilës e kanë ndihmuar disa kompani dhe bashkëfshatarë për ta ndërtuar atë shtëpi”.

Në këtë kontekst, ai tha se ky problem do të zgjidhet kur të filloj procesi i legalizimit. “Në Mitrovicë, sikur edhe në shumë komuna të tjera pas luftës në Kosovë ka probleme me ndërtime ilegale. Në momentin që do të nis procesi i legalizimit do të bëhet zgjidhje edhe për atë shtëpi”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)