Në veri do të vazhdon rindërtimi i shtëpive të djegura
Për shkak të tensionimit të situatës janë ndërprerë punimet në ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut.
Ministri i Punëve të Brendshëm Bajram Rexhepi ka thënë se punimet do të vazhdojnë sot.
Ai ka kërkuar nga EULEX-i dhe KFOR-i të krijojnë ambient të sigurt për vazhdimin e punimeve.
Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, theksoi se shtëpitë po rindërtohen për ata që kanë jetuar dhe kanë pronat në veri dhe jo për të tjerët.
Shumë qytetarë të veriut jetojnë nëpër strehimore kolektive në jug, andaj ne kemi për obligim tu ndihmojmë që të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ai tha se strukturat paralele serbe janë duke tentuar që me çdo kusht ta ndërprejnë këtë proces, duke mos kursyer mjetet.
Të martën ka qenë një situatë e tensionuar, e cila ka mundur të eskaloj, pas sulmit të një grupi serbësh ndaj punëtorëve shqiptarë, me çrast ka mbetur i lënduar nga gurët përfaqësuesi i shqiptarëve të Kroit të Vitakut, Nazmi Ismajli.
Ndërsa zyrtarët e KFOR-it, kanë theksuar se nuk do të lejojnë përshkallëzim të situatës.