Në Stacionin Policor në Istog janë raportuar 34 aksidente trafiku
Istog, 31 maj - Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi nënkryetari i Komunës Lulzim Blakaj.
Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.
\"Gjerë në këtë moment në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsej 169 raste, 34 aksidente trafiku. Janë lëshuar 698 tiketa në trafik, 63 persona të arrestuar, 14 të ndaluar, janë konfiskuar 9 arme dhe kemi asistuar në 38 raste\", ka deklaruar Gashi.
Po ashtu Gashi ka njoftuar se Stacioni Policor në Istog është duke implementuare dhe disa plane operative.