Në stacionin e policisë në Zveçan hidhet koktej molotovi
Mitrovicë, 25 mars - Mbrëmë në mesnatë në oborrin e stacionit të policisë në Zveçan është hedhur mjet shpërthyes.
Pohohet se policët kanë reaguar shpejt dhe e kanë penguar shpërthimin, i cili thuhet të ketë qenë koktej molotovi.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, transmeton indeksonline.
Po është hedhur më parkingun e oborrit të stacionit të policisë në Zveçan. Nuk janë shkaktuar dëmë dhe nuk ka as të lënduar. Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë, ka thënë Hoti.