15 Janar 2025

Në shtator Kosova mund të anëtarësohet në Interpol

Prishtinë, 26 korrik - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, ka shprehur optimizëm se Kosova do të arrijë në muajin shtator të bëhet pjesë e Interpolit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës është interes i shumëfishtë i Interpolit.

Ai ka treguar se Kosova ka nisur një angazhim te shtetet anëtare dhe, sipas tij, pritjet janë reale që Kosova të anëtarësohet në Interpol.

Selimi ka thënë se lënia e Kosovës jashtë kësaj organizate do të thotë t’i ndihmosh organizatat e ndryshme kriminale me karakter rajonal. Në këtë intervistë Selimi ka folur edhe për rreziqet që mund ta cenojnë sigurinë nacionale të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)