24 Dhjetor 2024

Në SHSKUK vdes një i burgosur

Prishtinë, 12 nëntor - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njofton opinionin publik se sot rreth orës 11:00, në Klinikën e Pulmologjisë në SHSKUK, ka ndërruar jetë i burgosuri, S.B, viti i lindjes 1960.

I burgosuri që nga fillimi është  pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike. Pas keqësimit të gjendjes, më 05.11.2021, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në  SHSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë.

Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë.

I njëjti ishte i dënuar me dhjet vite burgim për veprën penale; Krime lufte kundër civilëve dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Stafi mjekësor ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)