Në Shqipëri mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
Tiranë, 23 qershor - Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që u zhvilluan sot. 3.271.885 qytetarë u ftuan sot të votojnë si zgjedhësit e 140 deputetëve të legjislaturës së re parlamentare.
Që të gjithë, ushtruan të drejtën e votimit në 5 508 qendra votimi të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.
Dita e votimit nuk shkoi edhe aq mirë, kur dihet se në mëngjes ndodhi një ngjarje tragjike ku mbeti i vrarë në qytetin e Laçit shtetasi 51 vjeçar, Gjon Gjoni, ndërsa 2 persona të tjerë mbetën të plagosur mes të cilëve kandidati për deputet i PD-së, Mëhill Fufi.
Ndërkaq menjëherë edhe të djathtit edhe të majtët kanë filluar të deklarohen fitues dhe të shpallin vetën fitues.
Gjatë ditës është regjistruar ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë.
Policia e Lezhës njofton se jashtë qendrës së votimit në shkollën "At Shtjefën Gjeçovi", 53-vjeçari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mëhill Fufi, kandidat i Partisë Demokratike ka mbetur i plagosur.
Policia e qytetit ka gjetur në vendin e krimit 15 gëzhoja armësh dhe ka nisur kerkimet per gjetjen e autoreve.Nuk ka patur te shoqeruar ne komisariat, nderkohe qe duket se ky akt ka motive politike.