18 Janar 2025

Në protestë kanë marrë pjesë rreth 5.000 protestues

Prishtinë, 14 maj -Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e lajmëruar nga këshilli organizativ i protestës ashtu siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, e cila është mbajtur sot në Prishtinë, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke hartuar planin operativ për menaxhimin e protestës, i cili ka pasur për qëllim mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës.

Policia e Kosovës (PK) si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.

Institucioni i PK-se e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 5.000 protestues, pas fjalimeve të disa personaliteteve, rreth orës 15:05 minuta e njëjta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.


Policia e Kosovës ç’do herë do të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit duke respektuar të drejtat e qytetarëve, si dhe duke treguar sjellje profesionale gjatë realizimit të detyrave policore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)