Në përvjetorin e tij të rënies përkujtohet heroi Mehë Uka
Mitrovicë, 29 dhjetor - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari Arian Tahiri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, si dhe përfaqësuesit nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë vendosur buqeta me lule të freskëta tek shtatorja e heroit të kombit, Mehë Uka, në sheshin e qytetit, me rastin e 25 vjetorit të rënies së tij heroike.
Përmes këtyre homazheve, kryetari Hamza tha se po përkujtohet sakrifica sublime e heroit të kombit Mehë Uka, i cili dha jetën e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
“Sot, bashkë me stafin tim dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në 25-vjetorin e rënies së heroit Mehë Uka, po përkujtojmë sakrificën dhe veprën e tij për liri dhe pavarësi, si dhe luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi heroit Mehë Uka, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, është shprehur kryetari Hamza.