17 Janar 2025

Në person humb jetën nga arma e zjarrit

Prishtinë, 19 shkurt - Policia ka marrë informacionin për një rast të vdekjes së dyshimtë në lagjen “Emshiri” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera të specializuara për ekzaminim forenzik.

Me të dalë në vendngjarje policia ka konstatuar se viktima:

D. ZH, femër, 35 vjeçe,

si pasojë e  plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

Një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast, është gjetur në vendin e ngjarjes dhe e njëjta është  sekuestruar nga ana e policisë.

Për të sqaruar  rrethanat e kësaj situate policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të hollësishme hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendit ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë që puna hetimore për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje ka vazhduar, me rekomandimin e prokurorit të shtetit një person është  ndaluar nga ana e policisë dhe i njëjti është duke u mbajtur në arrest  si pjesë e hetimit dhe sqarimit të këtij rasti. Gjithmonë në  situata të tilla me rrethana të paqarta mbetet hapësirë për të hetuar nga të gjitha këndvështrimet në mënyrë që të eliminohen dyshimet.

Aktualisht policia është duke pritur raportin me versionin e ekspertit mjeko-ligjor mbi shkaktarin dhe  rrethanat e vdekjes së viktimës, ndërkaq edhe arma e gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në ekspertim balistik, në mënyrë që përveç nga ana hetimore dhe deklarative edhe shkencërisht të ndriçohen detaje që do të ndihmonin nxjerrjen e një përfundimi të konfirmuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)