Në Pejë gjendet një femër pa shenja jete
Pejë, 2 shtator - Policia e Republikës së Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se sot rreth orës 07:15, Policia e Kosovës është informuar se në rr.’Ali Pashë Tepelena’ në Pejë, në terrace të katit shtatë të një banese ishte një person - femër pa shenja jete.
Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjës dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit kanë ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999 f/k/sh, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.