16 Janar 2025

Në Novi Pazar gjenden eshtra të viktimave të Luftës së Dytë Botërore

Prishtinë, 16 korrik - Organizata joqeveritare \"Kosova për Sanxhakun\" ka reaguar në lidhje me hulumtimin e një varreze masive në qytetin e Novi Pazarit në jugperëndim të Serbisë.

Me rastin e gjetjes së eshtrave të njerëzve në lokalitetin e paraparë për ndërtimin e ndërtesës së Ndihmës emergjente në Novi Pazar dhe inspektimeve që janë duke u kryer, ku eshtrat janë duke u mbledhur, me dyshim të bazuar për një varrezë masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve të ekzekutuar në vitet 1944-1946, OJQ “Kosova për Sanxhakun” konstaton se hulumtimet nuk janë duke u kryer në mënyrë profesionale.

\"Angazhimi shumëvjeçar i institucioneve boshnjake dhe individëve të N. Pazarit, në hetimin dhe ofrimit të një numri të madh të fakteve rreth vrasjeve masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve në N. Pazar dhe Sanxhak gjegjësisht në lagjen, tashmë të njohur për opinionin e gjerë shqiptarë në periudhën vendosjes së pushtetit serbo-komunist nga viti 1944 deri 1946. Gjetja e sotme eshtrave në të njëjtin vend marrin epilogun dhe ofron të drejtën se ky nuk është një rast i izoluar, por në pjesën më të gjerë të kësaj zone gjendet varreza masive, e cila duhet në tërësi dhe me profesionalizëm të hetohet\", thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Sipas kësaj organziate, për shkak se me këtë rast po punohet në mënyrë shumë primitive, joprofesionale, kërkohet që punët të ndërprehen menjëherë.

\"Është e papranueshme të vazhdohet në këtë mënyrë të punohet, sepse gjatë largimit, gjegjësisht grumbullimit të eshtrave është e mundur që disa nga eshtrat nuk mund të gjinden dhe të mos dëmtohen\", thuhet në komunikatë.

\"Kërkojmë nga organet shtetërore serbe që ta bëjnë ekspertizën e ADN–s dhe të përcaktohet identiteti i personave, eshtrat e të cilëve janë gjetur, që të njëjtat t’u dorëzohen familjarëve që ta bëjnë varrimin sipas riteve fetare\", thuhet në komunikatën e organizatës \"Kosova për Sanxhakun\" që kryhesohet nga Ismet Azizi.

Sipas organizatës, familjet e viktimave të pafajshme dhe të gjithë popullit boshnjak dhe shqiptar kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën dhe gjetjen e mbetjeve mortore e të gjithë atyre që u ekzekutuan në Haxhet të Novi Pazarit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)