18 Janar 2025

Në MFSK u mbajt konferenca “Lansimi i Planit të Integritetit të MFSK-së”

Prishtinë, 30 qershor - Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) sot u mbajt Konferenca ,,Lansimi i Planit të Integritetit të MFSK-së”, në të cilën morën pjesë: ministri Demolli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, ambasadori i Norvegjisë Jan Braathy, drejtori i Qendrës së Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes (CIDS) Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë, përfaqësues të NAT-it (Ekipit Këshilluese të NATO-s, në MFSK) dhe NLAT-it, (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, në FSK), atashetë ushtarakë të akredituar në Kosovë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe drejtorë të drejtorive të MFSK-së.

Plani i integritetit është hartuar si rrjedhojë e zbatimit të projektit “Mbështetje kornizës së integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës,” projekt ky që mbështetet nga Qendra e Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes (QISM) e Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

Plani i Integritetit i MFSK-së është plani i parë i hartuar në nivelin qendror qeveritar. Plani ka identifikuar rreziqet e mundshme institucionale si dhe ka nxjerr obligime për zbatimin e një mori detyrash në tri (3) vitet e ardhshme, në përputhje me bazën ligjore dhe dokumentet ekzistuese strategjike. Ky Plan është përpiluar dhe pritet të zbatohet si pjesë e përpjekjeve të MFSK-së, për ngritjen e profesionalizmit të qeverisjes së mirë në rrugën për transformimin e mandatit dhe integrim në strukturat euro-atlantike.

Punimet e Konferencës i hapi zoti Shkëlzen Sylaj, Sekretari i Përgjithshëm i MSK-së, i cili pos tjerash tha: Ky Plan është përpiluar dhe pritet të zbatohet si pjesë e përpjekjeve të MFSK-së për ngritjen e profesionalizmit dhe qeverisjes së mirë në rrugën për transformimin e mandatit dhe integrim në strukturat euro-atlantike. Me këtë projekt MFSK përfiton në fuqizimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm për luftimin e dukurive të mundshme negative, duke i parandaluar ato si dhe përfiton në rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe plotëson një kriter mjaftë të rëndësishëm duke bërë një hap përpara në procesin e partneritetit për paqe në mes të shtetit të Kosovës dhe NATO–s.

 Në fjalën e tij ministri i MFSK-së, zotit Haki Demolli, falënderoj Qeverinë e Norvegjisë për mbështetjen e pa rezervë në funksion të fuqizimit të kornizës së integritetit në MFSK: ,,Mbështetja dypalëshe e Mbretërisë së Norvegjisë dhënë Republikës së Kosovës përbënë një kontribut jo vetëm në ngritjen e integritetit në MFSK-së,  por, para së gjithash, mbështetje në funksion të proceseve shtet-ndërtuese”. Ndërsa për Integritetin, tha se “paraqet një vlerë universale njerëzore, që konsiderohet si një normë kyçe në punën e institucioneve publike përderisa ka një lidhje të veçantë me strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë. Integriteti gërshetohet plotësisht me misionin, rolin, detyrat, objektivat dhe përgjegjësitë e institucioneve të mbrojtjes, caku primar i të cilave është ofrimi i sigurisë si një e mirë e përbashkët, qoftë në rrafshin lokal apo ndërkombëtar”.

Gjithashtu ministri Demolli theksoi se: ,,Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara për arritjen e standardeve të NATO-s. Kosova ka dëshmuar përkushtim të plotë për anëtarësimin në programin “Partneritet për Paqe” dhe më vonë anëtarësim të plotë në NATO.  Ne jemi të përkushtuar në zbatimin e objektivave që kërkojnë ngritjen e integritetit në bazë të performancës në të gjitha nivelet e institucionit.

Miratimi i planit përbën një hap të rëndësishëm të MFSK-së dhe Ministrisë së ardhshme të Mbrojtjes në përafrimin me nivelin e shteteve anëtare të NATO-s dhe partnerëve të saj. Në nivel lokal, ne presim të bëhemi model për ministritë dhe agjencitë tjera të Qeverisë së Republikë së Kosovës në aplikimin e masave të integritetit.

 Në fund, ministri Demolli theksoise: ,,Kam besim të plotë në profesionalizmin dhe përkushtimin e personelit për zbatimin e të gjitha propozimeve që rrjedhin nga ky Plan i Integritetit, sepse motoja e jonë është “MFSK e bazuar në integritet”.

Ndërsa ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, zoti Jan Braathu theksoi se kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për FSK-në, dhe për këtë e përgëzoj lidershipin e Ministrisë dhe FSK-së. Ky projekt është arritur falë Qeverisë së Norvegjisë përmes Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë dhe CIDS-it, si dhe Ministrisë së MFSK-së dhe FSK-së. Kjo punë e mirë e shtynë Norvegjinë që ta mbështesë edhe më shumë Kosovën drejt realizimit të Partneritetit për Paqe dhe thellimit të bashkëpunimit me NATO-n.

Kurse drejtor i Qendrës së Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë, z. Per Age Christensen theksoi se ky projekt është shumë me rëndësi për MFSK-në, me çka realizimi i saj, hap rrugë drejt anëtarësimit në NATO, si dhe thithjes së donacioneve në zhvillimin e FSK-së. Z. Christensen premtoi ta ndihmojë FSK-në, në këtë drejtim. Në fund, nënkolonel Sefer Isufi, oficer i  Departmentit të Politikave të MFSK-së, prezantoi Planin e Integritetit të MFSK-së. Konferenca ,,Lansimi i Planit të Integritetit të MFSK-së, i përmbylli punimet me sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve nga panelistët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)