Në lumin Drin gjendet trupi i pa jet i një femre
Prishtinë, 17 mars - Trupi i pa jetë i një femre është gjetur buzë lumit Drin. Deri ma tani nuk ka të dhëna të sakta mbi viktimën, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar të gjitha njësitë përkatëse për të bërë verifikimet e duhura.
Në trupin e pa jetë të femrës është e vështirë që të vërehen dëmtime apo plagë, pasi ka ndenjur për një kohë të gjatë në ujë raporton Indeksonline.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për Obduksion ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë.