Në Kroin e Vitakut, vendoset një nënstacion policor
Mitrovicë, 18 nëntor - Në lagjen ′′Kroi i Vitakut′′, në Mitrovicë të premten do të vendoset një nënstacion policorë.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, ky hap është ndërmarrë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të ofruar siguri më të madhe për banorët e asaj ane.
Ndryshe situata në veri të vendit mbetet e pandryshuar.