Në Kosovë veprojnë mbi 20 organizata kriminale serbe
Prishtinë, 17 nëntor - Në veriun e Kosovës të banuar me serbë veprojnë së paku 21 grupe të organizuara, të cilat autoritetet shtetërore i dinë për struktura vandaliste e kriminale, shkruan sot Koha Ditore në vazhdimin dytë dhe të fundit rreth pranisë së formacioneve militante politike e fetare serbe.
Formacioni më i organizuar është lëvizja popullore serbe SNP 1398.
Një burim i gazetës i afërt me strukturat e sigurisë së Kosovës, i ka treguar Kohës Ditore në kushte anonimiteti për të gjitha grupet aktive që funksionojnë në veri.
Gjashtë sosh i ka përshkruar në detaje. Ka treguar se kush i drejton ato, kë kanë në përbërje dhe ku e kanë selinë.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë një ditë më parë ka marrë vendim për të mos ndaluar veprimtarinë e organizatës SNP 1398, aktivitetet e së cilës përbëjnë problem edhe për vetë fqinjin verior të Kosovës.