Në Kosovë po shkelen të drejtat e njeriut
Në prag të shënimit të 66-vjetorit të Kartës për të Drejtat e Njeriut, kryetari i shoqatës Përkorë, Latif Mehmeti, ka thënë se në Kosovë po shkelen të drejtat e njeriut.
10 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, pra 66-vjetori i Kartës për të Drejtat e Njeriut. Neni 3 thotë se gjithkush ka të drejtë të jetojë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak dhe asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi, skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format. Mirëpo, në Kosovë këto nene të kësaj deklarate akoma nuk janë zbatueshme, ka thënë Latif Mehmet, shkruan Koha Ditore.