15 Janar 2025

Në Kosovë nuk ka përmirësim te shtetit të së drejtës

Prishtinë, 11 prill - Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkruan mbi dështimin e Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë. Gjashtë vjet pas stacionimit në Kosovë rezultatet e Misionit të BE-së janë modeste.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha dhe personelit të shumtë nuk vërehet përmirësimi i dukshëm i shtetit të së drejtës, shkruan gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) në një tekst të gjatë.

Diplomati italian, Gabriele Meucci, i cili që nga tetori drejton Misionin e BE-së, ankohet se EULEX-i në Kosovë “nuk ka miq”, transmeton RTK.

Ai thekson se kundër EULEX-it po zhvillohet një luftë shtrigash dhe supozon se ka shumë njerëz që janë të interesuar që akuzat për korrupsion brenda EULEX-it të skandalizohen sa më shumë.

“Kjo shoqëri është e infiltruar nga krimi i organizuar”, thotë ai.

NZZ-ja përkujton se zyrtarë të EULEX-it kishin ngjallur shpresa jorealiste kur kishin premtuar arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i deklaroi NZZ-së se prokurorët e EULEX-it, të cilët janë përgjegjës për rastet e rënda, nuk janë më të mirë se prokurorët vendorë.

Ata ngurrojnë të fillojnë procedura penale kundër politikanëve të nivelit të lartë. Kështu, çështjet juridike menjëherë shndërrohen në problem politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)