14 Maj 2024

Në Kosovë kthehen 57 refugjatë romë nga Mali i Zi

Prishtinë, 9 shtator - Nga Mali i Zi në Kosovë dje vullnetarisht janë kthyer 57 persona, që në Podgoricë kishin ardhur në vitin 1999.

Personat romë janë përcjellë në mënyrë të organizuar nga kampi i refugjatëve në fshatin Klinavac afër kryeqytetit Podgoricë, për në Klinë të Kosovës, ku për ta janë ndërtuar shtëpi për banim, kanë kumtuar përfaqësuesit e Ministrisë së punës dhe përkujdesit social të Malit të Zi dhe ata të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara  për refugjatë.

Ky kthim është bërë në kuadër të një projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

Në kampin Klinavac jetojnë afro 1400 romë, që kishin ikur nga Kosova gjatë bombardimeve të NATO-s, në vitin 1999.

Kthimi ka filluar vitin e kaluar, kur në Kosovë janë kthyer 14 familje me 64 anëtarë, raporton Beta nga Podgorica.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)