17 Janar 2025

Në Kosovë janë shkurorëzuar 1268 qifte bashkëshortore në 2015

Prishtinë, 16 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2015.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga gjykatat themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1 268 fleta statistikore për shkurorëzime (SHK-1).

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2015 janë shkurorëzuar 1 268 qifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë: shqiptare ishin 95.6%, serbe 0.2%; turke 0.5%; boshnjake 1.6%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.9%; dhe të tjerë ishin 1.2%. ndërsa, femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare, 87.3%; serbe, 0.4%; turke, 0.3%; boshnjake, 1.3%; rome, ashkalike dhe egjiptiane, 0.7%; dhe të tjerë, 9.9%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte: viti i dytë me 13.6%; viti i parë me 13.2%; dhe më pak se një vit, 9.9% etj.

Ndërkaq, te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 292 shkurorëzime, ose 23.0%; dhe meshkujt e moshës 25-29 vjeç me 277 ose 21.8%.

Te shkurorëzimet, sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri  i femrave të kësaj kategorie ishte 473, ose 37.3%; kurse i meshkujve 558, ose 44.0%.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 61.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 14.2%, dhe me një fëmijë me 11.7%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)