Në Kosovë gjendet i vdekur një shtetas i Maqedonisë
Mitrovicë, 15 mars - Një shtetas i Maqedonisë i moshës 30 vjeçe është gjetur i vdekur në pjesën veriore të Kosovës, lajmëroi zëvendës-gjenerali i Policisë së Kosovës, Ergin Mediq.
Sipas policisë, vdekja ka ndodhur për shkak të dozimit të tepërt menarkotikë në momentin përderisa ai ka qenë për vizitë në Mitrovicë.
Mediq ka konfirmuar se, sipas rezultateve të para, te 30 vjeçari E.S. vdekja ka ndodhur për shkak të dozimit të tepërt me mjete narkotike. Ai prej moti ka qenë i njohur për policinë si i varur nga droga.
Megjithatë vdekja e shtetasit të Maqedonisë konsiderohet se ka ndodhur nën rrethana të dyshimta ndaj për këtë arsye trupin e dërguam për obduksion që duhet t`i japë rezultatet përfundimtare, ka deklaruar Mediqi.