Në Klinikën e Emergjencës vdes një i paraburgosur
Prishtinë, 17 gusht - Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 16:00, në Kliniken e Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, viti i lindjes 1958.
I paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë.
I njëjti ishte i dyshuar për Veprën Penale; Vrasje e rëndë.
Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.