Në Kazermën 'Adem Jashari' të FSK-së u përurua Salla e sportit
Prishtinë, 20 janar - Në ambientet e Kazermës ,,Adem Jashari të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e përurimit të Sallës së Sporteve, për pjesëtarët e FSK-së.
Në ketë ceremoni të pranishëm ishin: Gjeneral brigade ZymerHalimi drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për FSK, zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Gëzim Hazrolli, shefi i Shtabit të Forcave Tokësore Kolonel NaimHaziri, Këshilltari i Komandantit të FSK-së, Kolonel DavidJonesdhe oficerë e nënoficerë të FSK-së.
Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë është duke krijuar mundësi dhe hapësira të reja për zhvillimin e e pjesëtarëve të saj, si në aspektin intelektual dhe fizik. Kjo Sallë Sportive do t`u krijoj mundësi të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme fizike tëpjesëtarëve të FSK-së.
Në këtë aktivitet përurimi, këshilltari i Komandantit të FSK-së, Koloneli DavidJones, i cili së shpejti do të përfundoi misionin e tij katërvjeçar në Kosovë, tha: Jam i impresionuar me kushtet e krijuara për këtë periudhe të shërbimit tim në FSK.
Koloneli Anglez DavidJons dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e sportit në FSK në përgjithësi e në veçantifutbollit, ku me këtë rast, për ekipin e futbollit të FSK-së dha nga një shenjë mirënjohje për të gjithë lojtarët,gjithashtu ai kujtoi se si është luajtur loja e futbollit në mes FSK-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi, shpresoj shpejt se do të luani edhe me vendet tjera të rajonit për të promovuar bashkëpunimin në të gjitha fushat.FSK-ja në planin e saj zhvillimor të infrastrukturës është duke ndërtuar salla të tilla në të gjitha kazermat e saj.