28 Dhjetor 2024

Në Holandë sekuestrohen rreth 300 kg kokainë

Amsterdam, 21 mars - Treqind kilogramë kokainë u sekuestruan në aeroportin e Amsterdamit “Schiphol”, mësohet sot nga xhandarmëria e aeroportit.

“Kemi sekuestruar 300 kilogramë kokainë”, deklaroi Robert van Kapel, një zëdhënës i xhandarmërisë së aeroportit, sipas së cilit bëhet fjalë për një nga sekuestrimet më të rëndësishme të kokainës gjatë viteve të fundit në aeroport.

“E paketuar në pako, droga, një vlerë shitjeje prej 12 milionë eurosh, u zbulua dje dhe sot në mëngjes në pako që vinin nga Amerika e Jugut dhe Qëndrore”, tha ai.

“Nuk u krye asnjë arrestim sot pasdite, theksoi zëdhënësi”, i cili refuzoi të japë detaje të mëtejshme, duke thënë se një hetim ishte duke u zhvilluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)