Nё hapësirën e kampusit tё UP-sё nuk ka mbetje mortore
Nё ekzekutimin e urdhëresës së lartcekur kanë marrё pjesë; Departamenti i Mjekësisë ligjore (DML), Njësia Hetimore pёr Krime Lufte dhe Persona tё Zhdukur (NJHKLPZH) dhe Komisioni Qeveritar pёr Persona tё Zhdukur (KQPZH), po ashtu ka asistuar edhe Komuna e Prishtinёs.
Konfirmojmë se gërmimet vlerësuese në hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës, sipas urdhëresës se lartëcekur mbarojnë sot.
Çdo informacion tё ri, nё çdo lokacion, PSRK-ja do ta vlerësoj nё përputhje me kërkesat ligjore, e pastaj do tё veprohet sipas kompetencave dhe obligimeve që ka Prokurori i Shtetit. Informacionet mund të përcillen nё sektorin e hetimit të krimeve të luftës dhe personave të zhdukur pranë policisë së Kosovës dhe tё EULEX-it, ose drejtpërsëdrejti nё Prokurorinë Speciale tё Republikës sё Kosovës.