Në Gjilan shënohet 22-vjetori i Betejës së Zhegocit
Gjilan, 15 prill – Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidari në Zhegoc, institucionet komunale të Gjilanit, të udhëhequra nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë shënuar sot 22-vjetori i Betejës së Zhegocit.
Kryesuesja Kurteshi-Emini, ka thënë se amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejt integrimeve euroatlantik.
“Ne do të nderojmë në vazhdimësi të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë të rënëve që nga foshnja e deri te të moshuarit, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejtë integrimeve euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe ndërtim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”, ka thënë mes tjerash kryesuesja Kurteshi-Emini.
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se Beteja e Zhegocit radhitet si njëra nga Betejat më të lavdishme të kësaj zone, e cila ka sjellë ditët e lirisë.
Ndërkaq, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se për shkak të pandemisë COVID-19, nuk kanë mund të organizojnë Akademi përkujtimore.
Në betejën e Zhegocit u vranë tetë ushtarë të UÇK-së: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani, si dhe 18 civilë. Ndërsa, në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë.