Në Fushë Kosovë gjenden 12 kg eksplozivë
Prishtinë, 31 janar - Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë shpërthyese TNT me peshë 12400 gramë dhe dy pushkë të gjata të tipit mitraloz MP-84.
Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake janë kontrolluar edhe dy lokacione, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48, 700 euro para si dhe dy telefona celularë, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë hetimeve është arrestuar edhe i dyshuari tretë mashkull, gjithashtu shqiptar i Kosovës, i cili supozohet se i ka shitur armët.