Në fshatin Shtedim vritet një person me armë zjarri
Prishtinë, 16 shtator - Sot në orën 13:48 minuta, policia ka marrë informacionin se në fshatin Shtedim të Podujevës, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje, ku viktima I. S, mashkull, rreth 50 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia pak minuta pas raportimit të rastit, ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar tek i cili është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT. Armë kjo që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.
Personi i arrestuar H.Sh, 62 vjeç, mashkull, po intervistohet brenda objekteve policore, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin .