Në fshatin Raushiq ndodh një aksident trafiku me me të lënduar
Pejë, 3 prill - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se sot rreth orës 12:30 në rrugën rajonale Pejë Deçan, gjegjësisht në fshatin Raushiq ka ndodh aksident trafiku në mes të dy veturave.
Nga ky aksident sipas policisë përpos dëmeve materiale që janë shkaktuar në të dy veturat, ka edhe të lënduar.
Policia bën të ditur se deri të aksidenti ka ardh pasi që vetura Opel Vectra ngjyrë e kaltër me targa vendore që vinte nga drejtimi i Deçanit për Pejë (që voziste A. N. - 1966), më të arritur në fshatin Raushiq për shkaqe ende të pa njohura kalon nga krahu i djathtë në të majtë dhe mu aty godet veturën VW Golf ngjyrë e bardh po ashtu me targa vendore, që shkonte nga Peja në drejtim të Deçanit (që voziste M. L. - 1989).
Përpos vozitësve në këtë aksident lëndime serioze merr edhe pasagjeri i veturës Opel Vectra (B.K. 1931 Sh/Kosovar), ku ky pas intervenimit në Spitalin Rajonal të Pejës dërgohet për tretman në QKU Prishtinë.
Rastit i është përgjigj Njësia e Trafikut Rrugor (Njësisë për hetime të aksidenteve) në kuadër të DRP Pejë, si dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, që edhe janë duke hetuar rastin.