Në Francë nëna u pret fytet me thikë 3 fëmijëve të saj
Paris, 22 shkurt - Tre fëmijë, të moshës 9, 11 dhe 17 vjeç janë gjetur të masakruar me thikë në një qytet të Francës, shumë afër Parisit.
Ngjarjen makabre dyshohet se e ka kryer nënë a fëmijëve, e cila është zhdukur menjëherë pas ngjarjes.
Fëmijët të prerë në fyt më thikë i ka gjetur i ati i tyre, me profesion mjek, sapo është kthyer nga puna në banesën e tyre. Ai ka pësuar një shok, kur i ka parë trupat e prerë të fëmijëve të tij.
Policia francezë tregon se vdekja e tyre është shkaktuar nga prerjet në fyt, ndërsa për një version përfundimtar priten të dhënat nga ekspertiza mjekoligjore.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Dampmart, 30 km larg Parisit. Nëna e zhdukur është rreth të 30-ve, ndërsa hetuesit kanë sqaruar se çifti kishte konflikte mes tyre.