05 Maj 2024

Në festën e Vitit të Ri, incidente në Veri të Kosovës

Mitrovicë, 1 janar - Në veri të Kosovës disa persona janë lënduar gjatë rrahjeve në kremten e Vitit të Ri e është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Zveçan.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës Ergin Mediq i ka deklaruar Tanjugut se në rrahjen masive në pjesën verore të Mitrovicës sot herët në mëngjes janë lënduar tetë persona të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Në rrahje kanë qenë të përfshirë të paktën 12 persona dhe ata të gjithë kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ka thënë Mediq.

Rrahje ka pasur edhe në Leposaviq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)