Në Dubravë hapet Institutii për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta
Dubravë, 28 shkurt - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) do të organizojë sot ceremoninë e hapjes së Institutit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jefferey Hovenier, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ceremonia do të mbahet në Qendrën Korrektuese në Dubravë, “Pavijoni D” në Istog;