Në Ditën e Forcës, FSK organizon Ditën e Hapur
Prishtinë, 27 nëntor - Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se me rastin e Ditës së Forcës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojë sot Ditën e Hapur.
Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve të pranishëm do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.
Dita e Forcës na ofron mundësinë të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të lartë për qytetarët, të cilët janë mbështetësit tanë më të fuqishëm.
Forca e Sigurisë së Kosovës-forcë profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim!