Në Bregun e Fildishtë, 60 të vdekur nga fishekzjarret
Abixhan, 2 janar - Një Vit i Ri i përgjakur në Bregun e Fildishtë, ku të paktën 60 vetë kanë vdekur prej fishekzjarreve në Abixhan për të asistuar në një spektakël fishekzjarresh.
Ndërsa të plagosurit, siç iu referohet agjencia e lajmeve Ansa punonjësve të zjarrfikëseve, janë mbi 200 vetë.
Burime nga Shërbimi i zjarrfikësve i kanë thënë agjencisë France Press se ndër të vdekurit dhe të plagosurit ka shumë fëmijë.
Tragjedia ka ndodhur mu në qendër të Abixhanit.