Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 79 aktakuza kundër 103 personave
Prishtinë, 27 shtator - Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve , ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetë e tre (23) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakzuë kundër një (1) personi.